Publikohen imazhet satelitore pas shpërthimit në urën e Krimesë

Tre persona kanë vdekur nga shpërthimi tronditës në urën e Krimesë, e cila është simbol kryesor i aneksimit rus në Ukrainë.

Në ndërkohë, të shtunën në mbrëmje, janë publikuar disa imazhe satelitore të Maxar që kapën dëmtimet e urës që ishte lidhja direkte rrugore dhe hekurudhore midis Krimesë së aneksuar dhe Rusisë kontinentale, shkruan CNN.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha dhe shembja e urës, megjithatë zyrtarët rusë kanë thënë se transporti ka rifilluar në qarkullimin hekurudhor.

Ndryshe, automjetet janë lejuar të përdorin disa pjesë të padëmtuar të rrugës./Sinjali/

Read Previous

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme

Read Next

Gjendet i vdekur mbrojtësi i Real Socidadit