NATO ka paralajmëruar se Moska po kërkon të gjejë një pretekst për të pushtuar Ukrainën pasi separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit dhe ushtria ukrainase shkëmbyen zjarr të enjten.
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha për Euronews se Rusia mund të organizojë një operacion të rremë për të justifikuar konfliktet në kufirin e Ukrainës, ku Moska ka vendosur dhjetëra mijëra ushtarë./Anabelmagaizne/