Nata e dytë e festivalit “Gjakova Summer Fest“

Nata e dytë e festivalit “Gjakova Summer Fest” vazhdoi në Çarshinë e Madhe, duke u dedikuar të rinjve. Koncerti filloi me DJ Ronin, i cili luajti muzikën e tij elektronike për të pranishmit. Më pas, në skenë doli këngëtari Valon Shehu, i cili interpretoi një repertor të larmishëm, duke përfshirë muzikë popullore, rock, dhe muzikë të jugut. Për këngëtarin, kjo natë ishte e mrekullueshme.

Për dy netët e festivalit foli edhe organizatorja Sindorela Doli Kryeziu, e cila u shpreh e kënaqur me pjesëmarrjen e publikut, si dhe të artistëve që performuan.

Read Previous

Kryeministri Kurti i bën thirrje diasporës që të regjistrohet

Read Next

Mbi 21 mijë persona me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës