Napoli konfirmon lëndimin muskulor të Amir Rrahmanit, mësohet sa gjatë do të mungojë

Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi Amir Rrahmani do të jetë i detyruar të jetë jashtë fushave për disa javë pasi pësoi një lëndim muskulor.

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 13-të të ndeshjes së vlefshme në Ligën e Kampionëve ndaj Bragës ku fituan 2-1. Ai duke dal nga  fusha shihej se kishte dhimbje.

Siç njofton Calciomercato.com, analizat konfirmuan se Rrahmani pësoi një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit të kofshës së majtë, një dëmtim që do ta përjashtojë atë nga përballja e ardhshme me Bolognan. Ai mund të jetë jashtë fushës për rreth dy deri në tre javë.

Rrahmani ishte një pjesë thelbësore e skuadrës fituese të titullit të Napolit sezonin e kaluar, duke luajtur mbi 3000 minuta lojë në 36 paraqitje në total.

Ai ka vazhduar të paraqitet rregullisht edhe nën drejtimin e trajnerit të ri Rudi Garcia.

/Telegrafi/

Read Previous

Zbulohet ndikimi i pushtimit rus në ekonomitë evropiane

Read Next

Ngavaci tregon arsyet e shkarkimit të drejtorëve të Qendrës së Studentëve, Inspektoratit të Arsimit dhe Institutit Pedagogjik