Nagavci ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e Departamenteve të MASh

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, znj. Arbërie Nagavci, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e Departamenteve të MASh. Në këtë takim të parë është diskutuar për ecurinë e punës në departamentet përkatëse.

Ministrja Nagavci tha se, do të jetë përkrahëse dhe bashkëpunuese për të gjithë, në mënyrë që së bashku të çojnë përpara proceset dhe çështjet e ndryshme në të gjitha nivelet e arsimit, të shkencës, të teknologjisë dhe të inovacionit.

Ministrja Nagavci kërkoi kërkoi nga stafi i Ministrisë që të jenë në nivel të detyrës sipas përgjegjësisë që kanë dhe të respektojnë gjithë bazën ligjore në fuqi. Po ashtu, ajo kërkoi nga u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Agim Berdyna dhe drejtorët, që i gjithë stafi i MASh të respektojnë me përpikëri Rregulloren për kodin e mirësjelljes në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Read Previous

Kërkohet paraburgim ndaj katër personave për kontrabandim me armë

Read Next

Gruaja i kërkon para një burri, e kanos me publikim të bisedave dhe videove