“Na befasoi të gjithëve”, legjenda Zanetti zbulon surprizën e Interit

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të madhe të skuadrës së Simone Inzaghit.

Interi dominoi Serie A këtë edicion, duke u shpallur kampion Italie me një diferencë të frikshme me ndjekësit. Që përkoi me titullin numër 20-të në histori, që solli edhe yllin e dytë në fanellë.

Mendoj se surpriza më e bukur për ne drejtuesit ishte Thuram. Nuk prisnim që të përshtatej kaq shpejt në një kampionat të ri dhe të gjente këtë harmoni me Lautaron dhe skuadrën.

Sigurisht edhe Pavard, por ai është një futbollist me më shumë përvojë. Gjithsesi, të gjithë lojtarët e rinj kanë qenë vendimtarë. Duke nisur nga Sommer e duke përfunduar te Frattesi”, theksoi argjentinasi.

Interi fitoi derbin e merkatos me Milanin gjatë verës së kaluar, duke siguruar me parametra zero shërbimet e sulmuesit Marcus Thuram.

26-vjeçari – autor i 18 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren franceze, numëron 14 gola dhe 13 asistime në të gjithë kompeticionet gjatë edicionit të parë me Interin. /SuperSport.al/

Read Previous

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Read Next

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë