Muri i solidaritetit po vazhdon të jetë funksional në shkollën fillore “Mustafa Bakija”. Veshmbathjet e ekspozuara këtu sillen nga vetë fëmijët, po ashtu ata edhe i marrin ato që i’u nevoiten. Meritë për këtë drejtoresha Zana Kurtishi Rudi thotë që janë prindërit.
Po ashtu ky murë është vendosur në korridor me qëllimin e vetëm që fëmijëve kur ju pëlqen dicka në murë ta marrin pa hezituar.
Një nismë e tillë dhe vazhdimësia e saj po ashtu kërkon angazhim gjë për të cilën drejtoresha tha se të gjithë, si stafi si mësimdhënësit, ashtu edhe fëmijët janë të përkushtuar ta mbajnë gjallë murin e solidaritetit në këtë shkollë.