Murati: Viti 2022 do jetë më cilësor dhe më i sigurt për regjistrimin e popullësisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka mbajtur debat publik lidhur me Projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Nga aty u tha se Regjistrimi i Popullsisë ndikon që të kemi një pasqyrë më gjithëpërfshirëse për përgatitjen e planeve strategjike që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati deklaroi se Projekti i Regjistrimit të Popullsisë 2022 do jetë më cilësor dhe më i besueshëm.

Murati tha se Regjistrimi i Popullsisë është projekt i rëndësishëm nacional që mundëson të adresohet drejtë sfidat dhe objektivat që do ndikojnë në krijimin e një shteti zhvillimor dhe funksional përballë nevojave të qytetarëve të vendit.

Murati: Regjistrimi i Popullsisë i viti 2022 do jetë më cilësor

“Regjistrimi i Popullsisë i viti 2022 do mbuloj edhe një boshllëk me të dhënat duke krijuar kështu një bazë solide për hartimin dhe zbatimin dhe monitorimin e një game të gjerë të politikave publike të cilat do kenë ndikimin e drejtpërdrejt në mirëqenie të qytetarëve tanë. Me zhvillimet e fundit përgatitore pritja janë që ky regjistrim i popullsisë të jetë më cilësor se sa ai i vitit 2011 kemi ndryshim edhe sa i përket numri të pyetjeve por po besoj që edhe sistemi dhe teknologjia e monitorimit që do aplikohet do ketë ndikimin e vetë pozitiv. Ky aplikim i kësaj teknologjie pra pritet që ta shkurtoj kohën e publikimit të raporteve finale, do ofroj siguri në mbrojtjen e informacionit statistikor si dhe do minimizoj kohën e respondentëve. Regjistrimi i Popullsisë përveç që do fuqizoj sistemin statistikor në përgjithësi gjithashtu do mundësoj të adresohet drejtë adresimi i sfidave dhe objektivave që do ndikojnë në krijimin e një shteti zhvillimor dhe funksional përballë nevojave të qytetarëve të vendit”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi u shpreh si ekzekutiv janë të interesuar për këtë projekt meqenëse viteve të fundit është rritur migrimi në Kosovë, ndonëse pandemia e ka stagnuar por nuk dihen të dhënat.

Ajo shprehi gatishmërinë për projektin e Regjistrimit të Popullsisë derisa kërkoi përfaqësim edhe për komuniteteve pakicë në vend.

Rexhepi: Ne si Qeveri kryesisht jemi të interesuar për këtë projekt

“ Ne si Qeveri kryesisht jemi të interesuar për këtë projekt meqë migrimi i popullsisë në kohët e fundit është në një nivel më të lartë, është e saktë që pandemia COVID e ka ndërprerë por nuk kemi të dhëna të sakta për numrin për të gjithë qytetarët tanë. Jam e interesuar për të përcjell gjendjen të organizatave tjera më të margjinalizuara dhe bashkësive etnike më të vogla që janë të përfaqësuara në sistemin tonë. Në kufijtë e mundësive të mija do jap kontributin tim për këtë temë të rëndësishme dhe besoj që edhe ekspertët e bashkësive etnik që janë pakicë do jetë të përfaqësuara”, tha ajo.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Iliri Berisha tha se qëllimi kryesor i regjistrimit të popullsisë është të siguroj fakte thelbësore për politikbërjen dhe administrimin në nivelin qendror dhe lokal.

Berisha: Qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë është të siguroj fakte thelbësore për politikbërje

“Qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë është të siguroj fakte thelbësore për politikbërje, planifikim dhe administrim në nivel qendror dhe lokal. Gjithashtu një qëllim në vete është përveç statistikën të mundësoj krijimin e kornizës së mostrave që mundësojnë zgjedhjen e mostrave për realizimin e anketave të shumta për hulumtime të çështjeve të ndryshme si ai për fuqi punëtore, i standardit jetësor, i migracionit dhe të tjera që mundësojnë në vazhdimësi të nxjerrin tregues të rëndësishëm”, u shpreh Berisha.

Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati tha se formularët për projektin e regjistrimit të popullsisë janë më të zgjeruar krahasuar me atë të vitit 2011.

Ai tha se këtij projekti të rëndësishëm do i paraprij një fushatë intensive.

Kastrati: Formularët janë më të zgjeruar me pyetje

“Formularët janë zgjeruar pak krahasuar me vitin 2011, 9 % më shumë ka pyetje thelbësore, dhe 12 % pyetje jo thelbësore që është një ngarkesë për një regjistrim por e dini regjistrimi i popullsisë është si projekt i vetëm që bie të dhëna shumë reprezentative por në interes të çështjeve nacionale të institucioneve. Posa të kemi të një datë të saktë të regjistrimit do kemi një fushatë intensive të komunikimit me gjithë shfrytëzuesit dhe do diskutohet edhe për formularët”, theksoi Kastrati.

Regjistrimi i Popullsisë ishte planifikuar të ndodhte në vitin 2021, por për shkak të zhvillimeve pandemike është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Read Previous

​Sveçla për zjarrfikësit: Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë

Read Next

Hoxha i përgjigjet Sallahut: Ligji për Mjekësi Ligjore hyri në fuqi para se unë të isha ministre