Murati: Stadiumi i Gjakovës mund të kryhet në vitin 2022, qeveria do të ndajë fondet e nevojshme nëse Komuna kryen punë

Ende nuk kanë përfunduar punimet e nisura në maj të vitit 2020 për renovimin e Stadiumit të Gjakovës. Deri më tani Komuna ka shpenzuar në total 356,483 Euro, prej të cilave vetëm 235,953 Euro nga grantet qeveritare dhe 120,530 Euro nga fondet vetanake.

Qeveria ka vendosur që 500 mijë eurot e pashpenzuara nga viti 2021 të barten në vitin 2022. Por, Hekuran Murati ka deklaruar dje se, përvec këtyre fondeve, do të ndahen edhe fonde shtesë, bile edhe aq sa do të ketë nevojë që stadiumi të përfundojë edhe brenda vitit 2022, nëse Komuna arrin të kryejë punët.

Sipas Muratit, arsyeja pse stadiumi nuk ka përfunduar është se Komuna nuk i ka kryer punët e saj.

“Punët në këto projekte menaxhohen prej komunës, pagesat i bën qeveria. E komunat nuk kanë kry punë. Vec a kryhen punët se buxhetin ua rrisim aq sa ta përfndojnë projektin edhe brenda vitit 2022”.

Komuna e Gjakovës aktualisht udhëhiqet nga Ardian Gjini. Kjo komunë shkon në balotazh dhe Ardian Gjini i AAK-së ka kundërkandidate Mimoza Kusarin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Stadiumi i Gjakovës është planifkuar të plotësojë kriteret për një stadium të kategorisë së katërt dhe pritet të ketë 13 mijë e 600 ulëse.

Read Previous

Arrestohet zyrtari, vodhi identitetin e 4 shtetasve të Kosovës e ua dha atyre të Shqipërisë

Read Next

Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzon të jetë pjesë e Grupit punues për Vetingun