Murati reagon pas dënimit të Shalës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Pjetër Shalës,  i cili është dënuar me 18 vjet burgim.

Sipas Muratit, kjo është edhe një përpjekje për goditjen e UÇK-së.

“Dhomat e Specializuara në Hagë sot dënuan bashkëluftëtarin Pjetër Shalën me 18 vite burgim. Edhe një përpjekje për goditjen e UÇK-së dhe kontribuuesve të luftës çlirimtare. Dhe përderisa këto dënime të padrejta po bien mbi barrën e të dënuarve padrejtësisht dhe familjeve të tyre, UÇK-ja dhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar për çlirimin e Kosovës, kaherë kanë kaluar gjykimin e gjykatës së historisë. Gjeneratat e ardhshme do të jetojnë me lavdinë e kësaj lufte për liri dhe krenar me vlerësimin e gjykatës së përjetshme asaj të historisë njerëzore, paçka që ne po duhet të jetojmë në kohën e kësaj gjykate të përkohshme absurde qoftë në planin juridik, e po ashtu në atë politik”, ka shkruar Murati në “Facebook”./Epoka e Re

Read Previous

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian

Read Next

Sveçla për mbylljen e pompave të derivateve në veri: ‘Damari’ i Gazpromit rus s’ka vend në Kosovë