Murati: Për të rritur sukseset ATK-ja dhe shteti duhet t’iu besohet institucioneve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një konference për media ka folur në lidhje me rezultatet e punës së ATK-së për gjashtë muaj.

Ai me këtë rast i ka përgëzuar stafin e ATK-së si dhe qytetarët për këtë arritje.

“I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, poashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e  mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se për të rritur suksese ATK-ja dhe shteti, duhet të ketë besim në institucione.

“Për të rritë suksesin e ATK-së dhe shtetit është parakusht që të ketë besim në institucione, sepse aëherë qytetari e sheh se kur paguan tatime dhe ato para nuk keqpërdoren ka besim më të lartë”, u shpreh Ministri Murati.

/KlanKosova/

Read Previous

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Jemi krenarë që Kosova është rreshtuar krah BE-së

Read Next

​Aeroporti i Kukësit operon me 12 fluturime në javë