Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, ka njoftuar se MFPT-ja ka ekzekutuar pagat e muajit dhjetor për sektorin publik, ndërsa ka udhëzuar qytetarët që të festojnë ndërrimin e motmoteve me produkte vendore.
Ai ka njoftuar se janë rreth 140 milionë euro pagesa të bëra në llogaritë e qytetarëve, vetëm këtë javë, duke përfshirë shtesat, ndërsa ka konsideruar se blerja e produkteve vendore do të ndikonte në forcimin e ekonomisë dhe rritjes së punësimit, kurse të dyja bashkë, do të mundësonin rritjen e buxhetit dhe sëkëndejmi, ngritjen e pagave dhe mbështetjen e qytetarëve.
“Do të ishte mirë që secili prej nesh të japim kontribut në forcimin e ekonomisë duke blerë sa më shumë prodhime vendore, sidomos në kohë festash si tani. Sa më shumë produkte vendore që blejmë, aq më shumë rritet punësimi e ekonomia. E kjo pastaj na mundëson që të rrisim buxhetin, e me më shumë buxhet rriten edhe pagat dhe mbështetja për të gjithë qytetarët”.
/albanianpost/