Murati: Mbi 10 milionë euro janë investuar në Bonot e Diasporës

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se 10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës.

Në profilin e tij në Facebook, Murati ka thënë se mjetet nga këto letra me vlerë do të përdoren për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë. Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë”, shkruan Murati.

Read Previous

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen në Prizren dhe Dragash

Read Next

Daut Haradinaj: Përparim Rama ka harruar që jemi bë shtet