Murati: Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga FMN-ja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Murati e ka quajtur këtë si lajm të mirë.

“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale”, ka pohuar Murati përmes një postimi në Facebook.

Murati ka shkruar se Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit. /Telegrafi/

Read Previous

Cila veturë ishte e para që kishte një motor me naftë?

Read Next

Përfundon viti shkollor për nivelet IX, X dhe XI