Murati: Janë ngrirë 1 milion euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar sot se janë ngrirë rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me financim të terrorizmit.

Këtë deklaratë Murati e tha në një konferencë për media, ku deklaroi se paratë e ngrira dyshohet se kanë të bëjnë edhe me shpëlarje parash.

“Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare ju njoftoj se janë ngrirë një shumë prej rreth 1 milion euro, para të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka deklaruar Murati./GazetaSinjali

Read Previous

Deklarohet sot para mediave Sali Berisha pasi SHBA e shpalli person “non grata”

Read Next

Presidentja Osmani nderon kontributin e ushtarëve amerikanë