Mungojnë 11 veteranët e UÇK-së, dështon seanca për protestën e vitit 2015

Njëmbëdhjetë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nuk kanë marrë pjesë në seancën për organizimin e protestës së 7 gushtit të vitit 2015.

11 veteranët akuzohen se në protestën e 7 gushtit të vitit 2015 dëmtuan rrethojat e objektit të qeverisë dhe një veturë..

Se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës ka njoftuar gjyqtarja Luljeta Krasniqi. Sipas saj, seanca shtyhet për një afat të pacaktuar.

“Meqë nuk ka kushte për mbajtjen e seancës, gjykata merr aktvendim që seanca të shtyhet  në afat të pacaktuar deri sa të sigurohet prova lidhur me pronarin e veturës dhe dëmin e caktuar ndaj kësaj veture”.

Avokati Bedri Krasniqi tha se në bazë të të dhënave nga faktet në terren dëmi i shkaktuar gjatë protestës e kap vlerën e 400 euro.

“Në bazë të të dhënave që ka grumbulluar e dëmtuara se gjatë protestës të veteranëve sipas akuzës të Prokurorisë së shtetit i është dëmtuar Qeverisë së shtetit dera lëvizëse e metalit, motori i derës, xhamat e kioskës dhe rrethoja e metaltë e derës së qeverisë”.

“Në bazë të fakteve të grumbulluara e dëmtuara ka paguar vetëm motorin lëvizës të derës se hyrjes që ka vlerën prej 400 eurove kurse punët i kanë kryer punëtorët e sigurimit pa kompensim”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali

Read Previous

Mjeku sygjeron Kurtin: Pranoni vaksinat kineze nga Shqipëria, janë të sigurta

Read Next

Kërkesa e komunave për Qeverinë: Të hiqet ora policore e të hapet gastronomia