Çdo ditë për të fillon me kujdesin ndaj lopëve. Është ky fermeri Isa Hajdari nga fshati Cërmjan i cili mban 22 krerë lopë të llojit Simental. Ai na tregoi se nga vitet ’74-’75 familja e tij merren me këtë veprimtari. Por ajo që po e brengos më së shumti është çmimi i ulët i qumështit dhe sigurimi i ushqimit për kafshët po i kushton.
Edhe pse kërkohet angazhim pa ndërprerë, këtë punë ai e bën me shumë përkushtim. Por që të ketë lehtësi ka nevojë edhe për pajisje të punës, dy prej tyre i ka përfituar nga subvencionet komunale.
Ai është një fermer gjithëpërfshirës, pasi që merret edhe me perimtari. Hajdari theksoi se të dyja këto veprimtari ndihmojnë në gjendjen ekonomike të familjes dhe apelon tek fermerët tjerë që të punojnë sa më shumë dhe ta duan profesionin e tyre.