Ka dështuar përzgjedhja e nëntë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se në Kuvend janë vetëm 57 deputetë, duke mos u krijuar kuorumi i nevojshëm. Ai shtoi se ky bojkot i disa deputetëve është i qëllimshëm.
“Unë konstatoj se ky bojkot i një pjesë të deputetëve është i qëllimshëm. nuk ka kushte për t’u votuar Bord i RTK-së prandaj mendoj se duhet ta shtyjmë për një mbledhje tjetër”, deklaroi Konjufca.