Mungesa e deputetëve e pamundëson shqyrtimin e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik

Kryetari i komisionit, Armend Muja, në fillimin e mbledhjes ka konstatuar se nuk do të vazhdojnë me diskutimin e pikave të rendit të ditës pasi mungojnë një pjesë e deputetëve.

“Mbledhja mund të mbahet sot pasdite, apo edhe nesër, para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Muja, njofton Klankosova.tv.

Sot pritej të shqyrtoheshin Raporti me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

Read Previous

Lojtarët e Marokut janë mirëpritur si heronj: Miliona njerëz në rrugë pas suksesit në Kupën e Botës

Read Next

Jasharaj: Nëse Ligji i Pagave kalon, janari mund të jetë i qetë