“Muaji i errët”, vrasja e grave arrin nivelin më të lartë në 20 vjet në Spanjë

Dhjetori i vitit 2022 ka qenë muaji më i keq i Spanjës për dhunën me bazë gjinore në 20 vjet, me 13 gra të vrara në harkun kohor prej 28 ditësh dhe një rast tjetër ende po hetohet nga policia.

Të paktën gjashtë nga incidentet ndodhën pasi ankesat ishin depozituar tashmë.

Ky është numri më i lartë i vrasjeve me bazë gjinore që nga fillimi i regjistrimeve në 2003.

Ministri i Brendshëm i vendit, Fernando Grande-Marlaska, ka shprehur “zhgënjimin e tij të thellë” për “përhapjen e pazakontë dhe të tmerrshme” të krimeve të tilla dhe ka urdhëruar forcat e sigurisë të maksimizojnë mbrojtjen e viktimave, shkruan Euronews.

Janë 723 gra që aktualisht mendohet se janë në një rrezik të lartë të dhunës në familje dhe gjithsej 31 mijë e 161 të cilat përfshihen në sistemin e monitorimit të dhunës gjinore të autoriteteve spanjolle.

Read Previous

Mot me diell në ditën e parë të vitit 2023, temperatura deri në 11 gradë

Read Next

Kurti në ditën e parë të vitit, apelon për rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it