MSh: Të gjitha vaksinat kudër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm përdorimi

Ministria e Shëndetësisë thotë se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm për përdorim. Për këtë ministria ka siguruar qytetarët duke i quajtur dezinformata raportimet lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë.

“Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt.

Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë. Duke u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/)) për marrje të vaksinës kundër COVID-19, MSh rikujton faktin se Kosova është nga shtetet e rralla në rajon që nuk ka prauar të marrë vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSh për përdorim kundër COVID-19”, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Shëndetësisë./KosovaPress

Read Previous

Kultivuesit e deleve dhe dhive kërkojnë rritje të subvencioneve

Read Next

​Kjaer: Incidenti i Eriksen na ka motivuar si skuadër