MSh-ja ofron barna për spitalet në zonat me shumicë serbe, vlerësohet nga shefi i BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se e vlerëson veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për aprovimin e furnizimit me barna të spitaleve dhe QKMF-ve për komunitetet me shumicë serbe.

“E vlerësojmë miratimin e shpejtë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipi i tij i kërkesës për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës”.

“Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar Szunyog në X.

/klankosova/

Read Previous

IKShPK: Uji i Badovci, ende i pasigurt për pije – i Batllavës dhe Ujmanit po

Read Next

Bien temperaturat, e premtja dhe fundjava me shi të vrullshëm