MPJ e Serbisë njofton Rusinë për zhvillimet në veriun e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Nikola Selakoviq e ka njoftuar homologun e tij rus Sergey Lavrov për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm Selakoviq i ka thënë ministrit të Jashtëm të Rusisë Lavrov në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Serbia është mirënjohëse ndaj Rusisë për mbështetjen në forumet shumëpalëshe, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe e ka informuar atë për zhvillimet e fundit në Kosovë; prodhimi i vaksinës Sputnik në Serbi gjithashtu u diskutua”, thuhet në cicërimën e ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Selakoviq dhe Lavrov janë takuar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Protestuesit në Bërnjak vizitohen nga deputetët e Listës Serbe

Read Next

Sveçla: S’ka arsye që ndal policët në mbrojtjen e ligjshmërisë në Kosovë