Mourinho nuk beson në mrekulli për Ligën e Kampionëve, por i jep shpresë tifozëve të Fenerbahces për një trofe të çmuar

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Fenerbahces këtë verë dhe pritshmëritë janë të mëdha për të.

Gjiganti turk do të përballet me Lillen në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe kërkojnë të futen në grupe.

Megjithatë trajneri portugez ka thënë se grupet e Ligës së Kampionëve nuk janë domosdoshmëri për Fenerbahcen.

Ai ka gëzuar tifozët verdhekaltër duke thënë se klubi i tij mund të luftoj për ta fituar Ligën e Evropës këtë sezon.

“Klubi nuk më ka thënë se Liga e Kampionëve është një domosdoshmëri”.

“Do të ishte mirë nëse do të luanim në Ligën e Kampionëve, për prestigjin e klubit, për prestigjin e futbollit turk dhe në fund për prestigjin e vetë lojtarëve”.

“Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë , gjithçka është e mundur, por unë nuk besoj në mrekulli. Nëse më pyesni nëse mund ta fitojmë Ligën e Evropës, po”.

“Kemi lojtarë të mirë në skuadër. Kur një prej tyre lëndohet, hapen një sërë mundësish për të tjerët, ashtu siç bëjnë në stërvitje”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

Read Previous

Geraldine Apponyi, kontesha hungareze që u bë mbretëresha e shqiptarëve

Read Next

Para se ta lëshojë për qarkullim, qeveria i ndan afro 10 mijë euro për testim të Urës së Ibrit