Moti sot, shi e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Telegrafi/

Read Previous

Nxënësit po e respektojnë vendimin e DKA-së për mospërdorimin e telefonave

Read Next

Inzaghi: Jam krenar për lojtarët e mi, e meritonim të arrinim në finale