Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/