Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Mëngjesi do të jetë i ftoftë ndërkaq gjatë ditës temperaturat do të shkojnë deri në 22 gradë.

Temperaturat minimale të cilat do të jenë prej 3 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22 gradë Celsius.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Read Previous

Sesion informues në SHME “Kadri Kusari” nga Prokuroria Themelore Në Gjakovë

Read Next

Edhe sot testimi i shndërrimit të unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete