Që nga e premtja reshjet e shiut janë prezente në komunën e Gjakovës, e situatë e njejtë ka vazhduar dhe gjatë kësaj të hëne ku dita e sotme është karakterizuar me temperaturë nga 3 deri në 9 gradë celsius.
Reshje të shiut parashihen dhe ditëve në vijim e për nesër temperatura parashihet më e lartë se sot duke arritur në 11 gradë celsius.
Të mërkurën dhe të enjtën temperatura minimale parashihet të lëvizë nga 2 deri në 4 gradë celsius, kurse maksimalja 12 dhe 13 gradë celsius.
Të premtën parashihet përmirsim i motit e temperaturë deri në 11 gradë.
Sa i përket fundjavës parashihen përsëri reshje shiu e temperatura më e lartë gjatë së shtunës dhe të dielës do të arrijë deri në 11 dhe 18 gradë celsius.