Dita e sotmë është karakterizuar nga moti i ndryshueshëm ndërkaq sot është shënuar temperatura më e ulët e kësaj jave, minus një gradë celsius.
Të shtunën parashihet mot i vranët e temperaturë e cila do të lëvizë nga 2 deri në 9 gradë celsius.
Nga e diela parashihet rikthimi i reshjeve të shiut e temperaturë 1 deri në 6 gradë celsius
Ndërkaq për të hënën e javës së ardhshme parashihen reshje shiu e temperatura do shënohet 1 deri në 5 gradë celsius
Të martën dhe të mërkurën parashihet mot i vranët e temperatura më e lartë gjatë këtyrë dy ditëve do të arrijë deri në 7 dhe 8 gradë celsius.
Të enjtën parashihet mot i vranët e me shi ndërsa temperatrua do lëvizë mes 3 dhe 8 gradë celsius.
Më poshtë grafika e plotë e motit në Gjakovë.