Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë

Dita e sotme është karakterizuar nga moti me diell e vransira kalimtare kurse temperatura është luhatur nga 14 deri në 27 gradë celsius.

  • Mot me diell e vranësira të pjesshme parashihet edhe për nesër ndonëse temperatura maksimale do të arrijë në 28 gradë celsius.
  • 15 deri në 28 gradë parashihet temperatura për të mërkurën, megjithatë nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.
  • Mot me diell parashihet gjatë së enjtës duke u shoqëruar nga vransira kalimtare, ndërsa temperatura do lëvizë nga 14 deri në 26 gradë celsius.
  • Gjatë së premtës, 16 gradë celsius parashihet temperatura minimale kurse maksimalja deri në 29 gradë celsius mbizotëruar nga rrezet e diellit.
  • Të shtunën parashihet mot me diell e me vransira të kohë pas kohshme ndërsa temperaturat do të luhaten nga 17 deri në 29 gradë celsius.
  • Reshje shiu parashihen për të dielën, shoqëruar nga temperaturë 17 deri në 28 gradë celsius. /tvsyrivision/

Read Previous

Australia, gjoba për gjigantët e teknologjisë ndaj dezinformimit

Read Next

Katër lojtarët që pritet të largohen nga Barcelona gjatë kësaj jave