Paqëndrueshmëria e motit që ka përfshirë kontinentin europian do të vijojë të ndikojë edhe mbi vendin tonë për ditët në vijim.
- “Moti tropikal” ka karakterizuar ditën e sotme pasi që në orët e para të ditës ka mbajtuar mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. E duke nisur pas orëve të mesditës shtohen vranësirat e dendura, ndërsa tempertaura ka lëvizur nga 13 deri në 23 gradë celsius.
- Vranësira të shoqëruara me reshje shiu parashihen edhe për nesër ndonëse temperatura maksimale do të arrijë në 24 gradë celsius.
- 13 deri në 22 gradë parashihet temperatura për të mërkurën, megjithatë nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.
- Mot dhe temperatura të ngjajshme parashihen dhe gjatë së enjtës duke u shoqëruar nga vransira dhe shiu e temperaturë nga 13 deri në 24 gradë celsius.
- Të premtën parashihet ngritje e temperaturës për 2 gradë në krahasim me ditën paraprake, duke arritur në 24 gradë celsius temperatura maksimale.
- 14 deri në 24 gradë celsius mbizotëruar nga vransira dhe reshjet e shiut parashihet moti gjatë së shtunës.
- Të dielën parashihet ngritje e temperaturës maksimale deri në 25 gradë celsius ndonësë vranësirat dhe reshjet e shiut të kohë pas kohshme do të jenë të pranishme.