Moti i ndryshueshëm ka mbizotëruar sot në Gjakovë ndërsa temperatura ka lëvizur nga 11 deri në 23 gradë celcius.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të martën, me temperatura që do të variojnë nga 11 e deri në 24 gradë Celsius.
Gjatë së mërkurës parashihet të mbajë mot me shi, ku temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 25 gradë celcius.
Reshje shiu parashihen dhe për ditën e enjte, ku temperaturat e ditës do të lëvizin nga 12 e deri në 23 gradë celcius.
23 gradë celcius do të jetë temperatura më e lartë e ditës së premtë, ditë kjo që do të karakterizohet nga reshjet e shiut.
Mot me shi parashihet të mbizotërojë edhe të shtunën me temperatura që do të arrijnë nga 12 e deri në 22 gradë celcius.
Të dielën parashihet mot i vranët e me shi ndërkaq temperatura do të lëvizë nga 12 deri në 23 gradë celsius.