Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë

Foto: Valon Nixha

Dita e sotme është karakterizuar nga moti I ndryshueshëm ndërsa temperatura ka lëvizur nga 12 deri në 25 gradë celsius.

  • Për nesër parashihet të mbajt mot i ligë me reshje të kohë pas kohshme të shiut kurese temperatura do të variojë nga 10 deri në 18 gradë celsius
  • Reshjet e shiut parashihen të vazhdojnë gjatë gjithë javës ku edhe e mërkura do karakterizohet nga shiu dhe temperaturë e cila do të variojë nga 10 deri në 19 gradë celsius.
  • Për të enjtën parashihet mot me shi dhe vransira të pjesshme e rrufe të kohë pas kohshme ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë celsius.
  • Të premtën parashihet që temperatura të luhatet nga 9 deri në 20 gradë celsius ndonëse gjatë kësaj ditë parashihet mot i ligë me reshje shiu.
  • Reshje shiu parashihen dhe për të shtunën ndërsa temperatura do variojë nga 10 deri në 19 gradë celsius.
  • 9 deri në 17 gradë parashihet temperatura gjatë së dielës shoqëruar nga moti ligë e me shi.

Read Previous

Kompanitë evropiane do të ndërtojnë një rrjet satelitor që do të konkurrojë me “Starlink”

Read Next

Britania mund të ndalojë përdorimin e WhatsApp-it, shkak shqetësimet për privatësinë