Sot në vendin tonë ka mbajtur mot me diell dhe vranësira kohë pas kohe, me temperaturat që kanë variuar nga 2 e deri në 16 gradë celcius.
- Mot me diell parashihet të vazhdojë edhe ditën e premtë, ku temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 17 gradë celcius.
- Reshjet e shiut do të rikthehen ditën e shtunë, me temperatura të cilat do të arrijnë nga 6 e deri në 19 gradë.
- 7 e deri në 21 gradë celcius do të jenë temperaturat gjatë ditës së dielë, ditë kjo që do të shoqërohet nga moti me diell.