Mëngjës me borë e pasdite me vransira ka qenë parashikimi i motit gjatë ditës së sotme. Ndërsa temperatura ka variuar nga 0 deri në 6 gradë celsius.
- Për nesër parashihet të mbajë mot i vranët e kohë pas kohe me reshje shiu dhe bore me temperatura të cilat do të variojnë nga -1 e deri në 4 gradë celsius.
- Reshjet borës pritet të na shoqërojnë të shtunën me temperatura që parashihen të lëvizin nga -2 e deri në 4 gradë celcius.
- Moti me vransira, e me temperatura nga -4 e deri në 4 gradë, do të mbizotërojë të dielën
- -2 deri në 6 gradë celsius do të variojë temperaturat gjatë së hënës duke u shoqëruar nga moti vranët e me diell.
- Të martën parashihet mot i vranët e kohë pas kohe me reshje bore ndërkaq temperatura do të lëvizë nga -3 deri në 5 gradë celsius.
- -4 do shënohet temperatura më e ulët gjatë së mërkurës, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga moti vranët e me diell.