Moti në Gjakovë

Sot në vendin tonë ka mbajtur mot me diell e me vranësira të pjesshme, me temperatura që kanë lëvizur nga -6 e deri në 4 gradë celcius.

  • Mot i ngjashëm, e me temperatura që parashihet të variojnë nga -3 e deri në 5 gradë celcius, do të mbizotërojë edhe nesër.
  • Dita e dielë pritet të karakterizohet nga reshjet e shiut, me temperaura që do të arrijnë nga -1 e deri në 6 gradë celcius.
  • -4 e deri në 8 gradë do të jenë temperaturat që do ta shoqërojnë kohën me diell e vranësira, të ditës së hënë.
  • Moti me diell do ta shoqërojë ditën e martë e të mërkurë, ku temperatura masksimale e këtyre ditëve pritet të arrijë deri në 9 gradë celcius.
  • Ndërsa një ngritje e temperaturave parashikohet për ditën e enjte, ku maksimalja e kësaj dite do të arrijë deri në 12 gradë celcius, temperaturë kjo e cila pritet të jetë temperatura më e lartë e javës.

Read Previous

Si duhet të duket Superliga Evropiane me formatin e ri? Ja çfarë dimë deri tani

Read Next

Chatboti i Google-it i dërgon aksionet në rënie pasi jep një përgjigje të gabuar