- Mot i kthejllët e me diell ka mbajtur gjatë ditës së sotme, ndërsa temperatura ka variuar nga 3 deri në 12 gradë celsius.
- 3 deri në 12 gradë celsius do të shënohet temperatura të shtunën duke u shoqëruar nga vransirat dhe rrezet e kohë pas kohshme të diellit.
- E të dielën e një janarit 2023 parashihet diell dhe vranisra kurse temperatura më e ulët parashihet 2 gradë ndërsa ajo më e larta 12 gradë celsius.
- Sa i përket javës së ardhshme parashihet mot me diell. Ku të hënën temperatura do të lëvizë nga 2 deri në 12 gradë celsius.
- Të martën parashihet mot me diell e temperatura më e lartë do të arrijë në 12 gradë celsius.
- 2 deri në 11 gradë parashihet temperatura për të mërkurën.
- Mot me diell e vransira të kohë pas kohshme parashihet dhe për të enjtën ndërsa temperatura do të variojë nga 1 deri në 9 gradë celsius.