Dita e sotme është karakterizuar nga moti i ndryshueshëm dhe temperatura e cila ka lëvizur nga 1 deri në 8 gradë celsius.
Të premtën pritet temperatura më e ulët e kësaj jave e cila do shënohet me minus një gradë celsius e gjatë ditës do të arrijë deri në 11 gradë celsius.
Të shtunën parashihet mot i vranët e temperaturë e cila do të lëvizë nga 2 deri në 8 gradë celsius.
Nga e diela parshihet rikthimi i reshjeve të shiut e temperaturë 1 deri në 6 gradë celsius
Ndërkaq për të hënën të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme parashihen reshje shiu e temperatura më e lartë do të arrijë në 6 dhe 8 gradë celsius.
Më poshtë grafika e plotë e motit për ditët në vijim në Gjakovë.