Mot i vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat në  pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Read Previous

Nënshkruhet kontrata afër 4 milion euro për ndërtimin e tribunës perëndimore në Stadiumin e Qytetit

Read Next

​25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës