Mot me diell dhe vranët

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të ketë rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 33 gradë Celsius, njofton MeteoKosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h. /Telegrafi/

Read Previous

Zgjim Hoda, shahisti që do të marrë pjesë në festivalin e shahut “Lake queen summer”

Read Next

​Merdarja e Bërnjaku të mbyllura, Jarinja e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës