Mostrat biologjike të sulmuesve të Bajnskës dërgohen në Finlandë

Mostrat biologjike të sendeve që terroristët e Bajnskës kishin lënë në vendin e ngjarjes, janë dërguar për ekzaminim në Finlandë.

Portali “Dukagjini” raporton se të njëjtat janë dërguar atje, pasi laborati në Kosovë është jashtë funksionit pas zjarrit në IML.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë. Nga MD  kanë thënë se presin rezultatet brenda një afati optimal.

“Laboratori i toksikologjisë është jashtë funksioni për shkak të kushteve fizike të krijuara pas incidentit me zjarrin në fund të vitit 2023. Funksionalizimi i laboratorit është i ndërlidhur me renovimin e objektit të IML-së dhe sapo të fillojë renovimi pjesa e laboratorit do të ketë prioritet gjatë intervenimit. Mostrat biologjike të rastit Banjska janë dërguar jashtë vendit (Finlandë) në koordinim me MD-në dhe PSRK-në dhe jemi në pritje të rezultateve brenda një afati optimal.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkohë, sipas mediumit, dërgimi i mostrave atje, po mban peng edhe ngritjen e aktakuzës për terroristët e arrestuar./Reporteri.net/

Read Previous

Sindikata e Policisë së Kosovës distancohet nga kryetari i suspenduar

Read Next

Jeta e dyfishtë e shqiptarit që u vra, veç gruas që u përfshi në atentatin mafioz, familja tjetër e priste në Shqipëri