Mosmarrëveshje mes fqinjëve, arrestohen tre persona në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka raportuar se disa fqinjë kanë pasur mosmarrëveshje me veti, ku më pas kanë ekspozuar edhe një armë.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar tre të dyshuar.

“Gjakovë 18.01.2024-19:50. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të fqinjëve njëri nga tre të dyshuarit ka ekspozuar një armë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovare. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole  e llojit Sig Sauer me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /tvsyrivision/

Read Previous

Dy persona gjenden pa shenja jete në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

SPAK rrëzon kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seanca plenare