Dy persona gjenden pa shenja jete në 24 orët e fundit në Kosovë

Dy person pa shenja jete janë gjetur ditën e enjte në Malishevë dhe në Gjakovë.

Policia bën të ditur se në Malishevë një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në Gjakovë, rreth orës 10:50 është gjetur pa shenja jete një femër.

Rastin në polici, e ka lajmëruar një përson.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimën femër kosovare e kishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”. /Telegrafi/

Read Previous

Dhoma e Tregtisë: Vendimi i BQK-së është dashur të aplikohet edhe më parë

Read Next

Mosmarrëveshje mes fqinjëve, arrestohen tre persona në Gjakovë