Ish i emëruari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së Kosovës dhe Serbisë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara.
“Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Tutje, Grenell u shpreh se ish-presidenti Trump kujdesej për Ballkanin, duke injoruar politikën dhe duke nxitur zhvillim ekonomik, shkruan Klankosova.tv.
“Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”.
“Punë jo politikë”, përfundoi Grenell.