Mori bonus rreth 1 milion euro për fitimin e “tripletës”, Guardiola ia dhuron punonjësve të klubit

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, e ka dhuruar bonusin e tij stafit të puntorëve të klubit.

Shuma e saktë nuk është raportuar, por thuhet se Pep mori një bonus prej 750 mijë eurosh nga klubi për fitimin e “tripletës” – Premier Leauge-n, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka folur gjithmonë për rëndësinë e të gjithë stafit në triumfet e fundit të City-t dhe vendosi të bëjë një donacion për një numër të konsiderueshëm punonjësish.

“Daily Mail” shkruan se aty përfshihen recepsionistë dhe staf sigurie të cilët shihet se kanë luajtur një rol në suksesin historik këtë sezon.

Tekniku spanjoll është një figurë jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e stafit dhe akti i tij i fundit i bujarisë do të rrisë ndjeshëm vlerën e bonuseve që tashmë u ishin dhënë atyre prapa skenave.

Stafit që punon në anën e administrimit të biznesit, i vendosur në terrenin stërvitor të klubit, u jepen bonuse të vogla nga klubi për çdo trofe të fituar.

Kujtojmë që presidenti i klubit, Khaldoon Al Mubarak, pritet të japë një intervistë ku do të shikojë mbrapa sezonin dhe të ardhmen, i cili mund të publikohet gjatë javës së ardhshme.

Pep Guardiola e fitoi titullin e pestë në gjashtë vitet e fundit në Premier Leauge, ndërsa në Ligën e Kampionëve ishte triumfi i parë në krye të klubit anglez. /Albanianpost.com

Read Previous

Parlamenti Evropian miraton rregulloren e parë në botë për inteligjencën artificiale

Read Next

Macron njofton investimin prej 500 milionë eurosh në Inteligjencën Artificiale