Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Bregu i diellit”, në Prishtinë, ka pasur të shtëna më armë zjarri, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Dy personat që mbetën të plagosur janë M.M dhe A.T, të cilët mes vete janë burrë e grua.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës mjeku kujdestar Agron Qitaku, e ka konfirmuar se pas trajtimit, të plagosurit janë lëshuar në gjendje stabile në shtëpi.
Ndërsa zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar./Botasot/