732 monedha të falsifikuara u deponuan në një bankë

Një menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej dy euro në vlerë rreth 1.464 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar rreth 732 monedha metalike prej 2 euro, në vlerë rreth 1.464 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read Previous

Mjeku nga QKUK-ja tregon për gjendjen shëndetësore të çiftit që u plagos në Prishtinë

Read Next

Kuvendi s’ka kuorum, nëntë marrëveshje ndërkombëtare mbesin pa u votuar