Raporti i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm
Një sezon i shkëlqyer e ka rikthyer Fabian Ruiz mes 30 të nominuarve për Topin e Artë. Mesfushori i PSG, i cili fitoi Champions League me klubin francez dhe Kampionatin Botëror me Spanjën, do të synojë të përmirësojë renditjen e vendit të 24-t që arriti në edicionin e vitit 2025.
Në një prononcim për “L’Équipe”, ai komentoi nominimin e tij: “Të jem mes 30 më të mirëve është një privilegj për mua. Shpresoj që juria e ‘Topit të Artë’ të votojë për lojtarin më të denjë, sepse për mua, vetë fakti që jam aty është tashmë një privilegj”.
“Jam mirënjohës për besimin e treguar ndaj meje dhe për faktin që jam mes të nominuarve. Për një futbollist, besoj se është diçka e mrekullueshme dhe e rëndësishme. Le të shpresojmë se mund të renditemi sa më lart të jetë e mundur këtë vit“, deklaroi spanjolli.
Në nivel ekipor, Fabian hyn në garë me një bilanc trofesh të nivelit më të lartë për sezonin edhe pse spanjolli e njeh konkurrencën: “Sa u përket titujve askush nuk ka bërë më mire se unë, por në aspektin individual, këtë vit ka pasur lojtarë të mëdhenj që kanë zhvilluar sezone të shkëlqyera”.
“Nuk ka më dyshime për cilësinë e tyre. Është gjë e mirë që Evropa ka lojtarë të një niveli kaq të lartë, që ka kaq shumë kandidatë për ta fituar këtë trofe. Të jem një prej tyre është një privilegj dhe burim kënaqësie të madhe për mua“, tha Fabian Ruiz.
Mesfushori qëndroi jashtë fushave për rreth tre muaj gjatë sezonit, por nuk beson se kjo do të ndikojë negativisht në shanset e tij në votim: “Në momentet e rëndësishme dhe vendimtare të sezonit, për fat të mirë isha në fushë, luajta dhe pata një rol të rëndësishëm, si te PSG edhe me kombëtaren. Nuk mendoj se kjo do të ndikojë në dhënien e ‘Topit të Artë’.” /Telesport.al/