A do të takohet me Albin Kurtin? Flet Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar, ka bërë të qartë se partia e tij nuk do të zhvillojë takim për çështjen e presidentit pa u miratuar më parë ligji në lexim të dytë.

Hamza tha se për PDK-në miratimi i këtij ligji është çështje e domosdoshme për Kosovën, historinë dhe të ardhmen e saj, duke theksuar se çështja e ligjit dhe ajo e presidentit nuk duhet të ndërlidhen.

“Takim nuk do të ketë derisa ligji të aprovohet në lexim të dytë. Po bëhem i qartë: për neve, si Parti Demokratike e Kosovës, për Kosovën, për historinë, për të ardhmen, ligji është i domosdoshëm. Nuk janë çështje të ndërlidhura ligji dhe presidenti. Presidenti ka koinciduar. Ka mundur me qenë presidenti në detyrë, i zgjedhur”, tha Hamza.

Ai u shpreh i gatshëm që pas miratimit të ligjit të diskutohen tema të tjera politike, duke theksuar nevojën që Kosova të ketë president dhe stabilitet politik e institucional.

“Le të votohet ligji, pastaj jemi të hapur me biseduar për tema të tjera. Unë besoj, punoj që vendi të ketë president. Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional”, deklaroi ai. /KosovaPress/

Read Previous

Rënie drastike për Vinicius Jr, vlera e yllit të Real Madridit bie ndjeshëm

Read Next

Mes 30 kandidatëve për Topin e Artë, Fabian Ruiz: Të jem këtu është një privilegj