Profesorët dhe nxënësit e gjimnazit ‘’Hajdar Dushi’’ në Gjakovë sot morën mirënjohje nga drejtoria e arsimit për angazhimin dhe suksesin që po tregojnë. Puna e përkushtuar e mësimdhënësve bëri që nxënësit: Albi Macula, Gresa Hasani, Olsa Domi, Fiona Meqa dhe Ergen Himaj të triumfojnë në garat komunale në lëndën e Fizikës.
Njëherit drejtori i kësaj shkolle thotë që angazhimi dhe puna gjithmonë të bëjnë fitues.
Mësimdhënësja e lëndës së fizikës, Rilinda Doli tha se ndihet mjaft e lumtur me këtë sukses. Arritjet e tyre na bëjnë krenar kudo që ndodhemi.
Këta nxënës bëjnë krenar veten, familjen, shkollën e mbarë vendin e neve na mbetet vetëm t’ju urojmë sukses në rrugëtimin e tyre.